fbpx

Nënë e tre fëmijëve por Megan Fox ka figurën e përsosur, ja çfarë bën

nga Revista Kosovarja

Vitet kalojnë, kurse ajo është gjithmonë e njëjta: ultra e pashme, në formë dhe e shëndetshme. Si ia del Megan Fox që të mos shtojë kilogramë?

Aktorja amerikane e filloi karrierën më shumë se dy dekada më parë dhe tërhoqi vëmendjen e publikut botëror me rolin e saj në filmin “Transformers”.

Megan e ka ruajtur figurën perfekte edhe pas lindjes së tre djemve gjatë lidhjes me aktorin Brian Austin Green i, ndërsa sekreti i linjave trupore dhe shëndetit të saj të përsosur qëndron në dietën keto.

Fox përpiqet t’i përmbahet një diete me pak karbohidrate, e cila i lejon të qëndrojë në formë.

Ajo ha porcione më të vogla të karbohidrateve dhe yndyrave me cilësi të lartë, ndërkohë që merr pjesën më të madhe të kalorive nga proteinat joyndyrore.

Megan Fox shmang ushqimet e përpunuara, produktet e qumështit, sheqerin e rafinuar dhe vajrat e hidrogjenizuara, ndërsa burimet kryesore të karbohidrateve për të janë frutat dhe perimet.

Një pjesë e mirë e menysë së saj bazohet në të bardhat e vezëve, salmonin, mishin e pulës dhe shake proteinash.

Aktorja shmang çdo gjë me sheqerna të shtuar, konservues dhe lëndë artificiale, derisa shpesh konsumon vaj ulliri, avokado, fruta arrore dhe fara.

37-vjeçarja e ndan ngrënien e saj në pesë vakte të vogla, ashtu që ne periudhën e mëngjesit konsumon të bardhën e vesë, bajame e bollgur, derisa në periudhën e drekës dhe darkës konsumon salmon të pjekur ose të tymosur dhe shumë sallatë.

Megan tregon se nuk ia lejon vetes “ditët e mashtrimit”, ndaj në vend që të hajë atë që dëshiron, thjesht fantazon për të.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe bukuroshja kurrë nuk e anashkalon atë, ndërsa gjithashtu është shumë e përkushtuar ndaj ushtrimeve, kryesisht një programi stërvitjeje kardio.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]