fbpx

Nënkryetari Zogaj : Ringjallet rruga “Muharrem Fejza”, mbjellen fidane, bëhet me gjelbërim

nga Revista Kosovarja

Rreth një vit më parë, rruga “Muharrem Fejza” kishte probleme shqetësuese.

Megjithatë, shndërrimi i saj është duke i kthyer hijeshinë.

Sot në këtë rrugë janë mbjellur fidane, duke shtuar gjelbërimin e rrugës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj ka ndarë fotografi nga vendi i ngjarjes, teksa shihen kamionet që bartin fidanet.

“Rruga ‘Muharrem Fejza’ po gjelbërohet! T’i japim pak ngjyrë Prishtinës” ka shkruar ai në facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]