fbpx

Nënshkruhet marrëveshja për shërbimet ajrore mes Kosovës e Malit ë Zi

nga Revista Kosovarja

Është nënshkruar marrëveshja për shërbimet ajrore mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviqi po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore.

Para takimit me Kurtin, rreth orës 08:15, Abazoviq dhe delegacioni që e shoqëron, janë pritur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nga i cili ka pranuar edhe “Çelësin e Prishtinës”.

Abazoviq ka mbërritur në Prishtinë gjatë së enjtes dhe vizitoi objektet fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë si dhe Katedralen Nënë Tereza.

Kryeministri i Malit të Zi gjithashtu takoi edhe ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në vijim të vizitës së tij, që pritet të mbyllet të shtunën, Abazoviq ka paralajmëruar takim edhe me drejtues të partive politike parlamentare. Ai do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku./Gazetar: Venahr Isufi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]