fbpx

Nëntë të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë

nga Revista Kosovarja

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident ku u përfshinë katër vetura tek “Kroi i Mbretit”.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Në mesin e veturave të aksidentuara ishte edhe një e tipit “Tauran”, e cila bartte persona me aftësi të kufizuara.

Rastin ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme). Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lënduar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit”, tha Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]