Netflix po zgjeron shtytjen e tij për të tarifuar njerëzit që përdorin një llogari të vetme nga shumë përdorues, pasi kërkon mënyra të reja për të fituar para pas viteve të rritjes masive.
Shërbimi i transmetimit tha se do t’u kërkojë abonentëve në pesë vende në Amerikën Qendrore dhe Jugore të paguajnë 2,99 dollarë shtesë (2,92 euro) në muaj për të shtuar një “shtëpi të dytë” në llogaritë e tyre, e cila zakonisht deri më tani është përdorur si dhënie e fjalëkalimit për të tjerët me qëllim shfrytëzimi të përmbajtjes pa pagesë.
Netflix njashtu paralajmëroi se shtrëngimi i ndarjes së fjalëkalimeve do të përhapet në mbarë botën, shkruan BBC.
Njoftimi i fundit erdhi përpara rezultateve të tij që do të dalin të martën.
Në fillim të këtij viti kompania njoftoi rënien e parë të abonentëve në më shumë se një dekadë. Firma do të ofrojë një përditësim për anëtarët e saj së bashku me rezultatet e saj, në të cilat pritet të zbulojë rënien e abonentëve në rritje.
Është një ndryshim i fortë për një kompani që për vite pa një rritje në dukje të pandalshme, pasi revolucionarizoi mënyrën se si njerëzit në mbarë botën konsumojnë argëtimin, duke tronditur biznesin tradicional të televizionit dhe kinemasë.