fbpx

Nga 5 maji, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë për në Izrael pa viza

nga Revista Kosovarja

Tamar Ziv, ambasadore e Izraelit në Republikën e Kosovës ka bërë të ditur se nga 5 maji qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë për në Izrael pa viza.

“Gëzohem t’ju njoftoj se Marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë. Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan Marrëveshjen për heqjen e vizave.
Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë për në Izrael si turistë pa pasur nevojë për viza”, shkruan ambasadorja në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]