Vitet e fundit, trajtimet estetike jo-invazive janë bërë zgjedhja e parë për shumë femra që kërkojnë një pamje më të freskët dhe rinore pa nevojën e operacioneve plastike, që arrihen me bisturi. Një nga procedurat më të kërkuara është Endolift, një teknikë inovative bashkohore, e cila premton tonifikim të lëkurës, reduktim të yndyrës dhe rritje të elasticitetit, duke u bërë aleati perfekt i grave që duan të ndihen të bukura dhe të sigurta me pamjen dhe veten e tyre.
Çfarë është Endolift?
Endolift është një trajtim jo-kirurgjikal që përdor një lazer të veçantë për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe për të përmirësuar strukturën e lëkurës. Procedura kryhet me një fibër të hollë optike, e cila futet nën lëkurë pa nevojën e qepjeve apo prerjeve. Ky trajtim me rezultate mrekullibërëse e me efekt që shkon deri në disa vite, ofrohet në qendren më të madhe estetike në vend, në Miliona Aesthetic.
Në faqen e Miliona Esthetic, shohim foto të figurave publike si Adelina Ismaili, Aferdita Paqarada, Antigona Kotorri, Adelina Berisha e shumë grave të tjera, të cilat i janë nënshkruar Endolifit. Rezultatet e shfaqura para dhe pas janë mahnitëse.