fbpx

Nga Amerika në Tiranë, Bleona feston Krishtlindjet me të moshuarit!

nga Revista Kosovarja

Bleona Qereti jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, duke zbuluar detaje nga jeta personale dhe ajo profesionale. Jemi në periudhë festash dhe Bleona është rikthyer në Shqipëri, me një mision të veçantë.

Një ditë më parë, në vigjilje të Krishtlindjeve ajo përmes një postimi në “Instagram” njoftoi se dëshiron të organizojë një drekë feste ditën e sotme, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të festonin në familje. Një mesazh veçanërisht për fëmijët jetimë, për të moshuarit dhe të gjithë ata që janë vetëm.

Një drekë në restorant “Ilgusto” në Tiranë.

“U tha, u bë”, ditën e sotme Bleona ka bërë bashkë të moshuarit. Një festë e paharrueshme për Bleonën dhe natyrisht edhe për të moshuarit.

“Për mua është kujtim i paharrueshëm”, ka shkruar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]