fbpx

Nga festa deri tek të ftuarit, zbulohen detaje nga dasma e Arminës dhe Shkëlzenit

nga Revista Kosovarja

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha po i japin fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen e tyre disa vjeçare me martesë.

Lajmin fillimisht e dha bukuroshja shqiptare duke zbuluar se brenda këtij muaji do të jetë dasma, për të cilën tashmë janë shpërndarë ftesat.

Teksa Armina nuk zbuloi shumë detaje, “Panorama Plus’ ka zbuluar se ceremonia do të zhvillohet në periferi të Tiranës dhe gjithçka do të organizohet në trajtën e një koktejli.

Shkëlzeni dhe Armina kanë zgjedhur një dasmë tradicionale në çdo detaj të tyre. Menyja e përzgjedhur prej tyre është tradicionale shqiptare, madje edhe pijet do të jenë prodhim i vendit tonë.

Mësohet se çifti kanë ftuar rreth 200 persona në ditën e tyre të rëndësishme, mes tyre personazhe VIP nga bota e artit dhe kulturës, por edhe figura të njohura politike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]