fbpx

Nga pushimet Vera Ora interpreton poezinë “Hanko Halla” të Ali Asllanit

nga Revista Kosovarja

E ëma e Rita Orës, Vera Ora, së bashku me bashkëshortin e saj, Besnik Sahatçiun, po shijojnë prej disa ditësh pushimet në Ulqin.

Ajo herë pas here në rrjete sociale ka publikuar video e imazhe, duke treguar momentet e bukura që po kalon në Mal të Zi.

E së fundmi, psikiatria e njohur ka realizuar një video duke interpretuar poezinë “Hanko Halla” të Ali Asllanit.

E njëjta shfaqet duke interpretuar një pjesë të shkurtër të kësaj poezie në gjuhën shqipe.

“Poezitë e fëmijërisë në shqip. Hanko Halla, Ali Asllani vetëm një sekuencë e vogël”, u shpreh ajo.

Ora thotë se u inspirua për të interpretuar këtë poezi për shkak të atmosferës dhe ambientit të qetë në vend.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]