fbpx

Nga sot pritet destabilizim i motit

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet destabilizim i motit. Paradite mund të ketë intervale kohore me diell, ndërsa gjatë ditës ose pasdite parashihen zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu dhe mundësi edhe për breshër. Rrebeshet nuk pritet të zgjashin shumë, ndërsa disa rajone mund të mbesin pa reshje.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu. Në disa vise priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë si psh. në verilindje të Maqedonisë së Veriut.

Rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë nesër pasdite priten edhe në Luginën e Preshevës

Temperaturat shënojnë ulje, por pritet të jetë zagushim.

Të enjtën dhe të premtën na pret mot i paqëndrueshëm, me erëra herë pas here të forta nga jugperëndimi. Në disa rajone priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Për fundjavë na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Mund të ketë intervale kohore me diell në disa rajone, ndërsa pasdite priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]