fbpx

Nga streha e bombave në Kiev, Ukraina zgjedh përfaqësuesin e saj për ”Eurovizion”

nga Revista Kosovarja

Ukraina ka zgjedhur dyshen pop Tvorchi si përfaqësuesin e saj për Eurovizionin e vitit të ardhshëm në një transmetim të drejtpërdrejtë nga një strehë e bombave në Kiev.

“Heart of Steel” është kënga e parë që konfirmohet për konkursin e 2023-ës në Liverpool.

Anëtari i shokuar i grupit, Andrew Hutsuliak tha: “Ne do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për ta paraqitur Ukrainën me dinjitet.”

Kujtojmë që Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse në vitin 2023 për shkak të luftës.

Një stacion metroje në Kiev u shndërrua në një studio televizive për shfaqjen përzgjedhëse të së shtunës.

Ndalesa nëntokësore është përdorur si një strehë për bomba që nga pushtimi i Rusisë në shkurt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]