fbpx

Ngacmim seksual ndaj një të miture në Prishtinë, 24-vjeçari akuzohet se i ofroi intimitet në parkun e Gërmisë

nga Revista Kosovarja

Rastet e ngacmimeve seksuale janë shpeshtuar kohëve të fundit në vendin tonë, ku në shumicën e rasteve viktima janë gratë.

Një rast shqetësues është raportuar dje në Prishtinë, ku një nxënëse e klasës së tetë në shkollën “Elena Gjika” është ngacmuar seksualisht nga një 24-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari, rreth 24-vjeçar dyshohet se gjatë muajve të fundit ka pasur kontakte të përsëritura me të mituren.

Siç merr vesh Sinjali, komunikimi mes të dyshuarit dhe viktimës ka nisur në muajin janar 2025, përmes rrjeteve sociale, kryesisht në Snapchat.

Pas kësaj, të dy kishin realizuar disa takime fizike në Parkun e Gërmisë, ku, sipas dëshmisë së viktimës dhe raportit të oficerit të policisë, i dyshuari kishte tentuar të prekte vajzën në mënyrë të papërshtatshme dhe kishte bërë përpjekje për ta puthur.

Mirëpo, në një nga takimet e mbajtura më 15 prill 2025, dyshohet se 24-vjeçari kishte tentuar sërish të afronte intimitet me të miturën, por ajo kishte arritur ta shmangte dhe më pas kishte raportuar rastin.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ku ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Ngacmim Seksual”.

Vajza e mitur, përmes deklaratës së saj në prani të punonjësve të Qendrës për Punë Sociale, ka konfirmuar detaje të kontakteve dhe tentativave të padëshiruara nga ana e të dyshuarit.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]