fbpx

Ngjarje tragjike në Kamenicë: Një person bie nga ura, vdes në vend

nga Revista Kosovarja

Një rast tragjik ka ndodhur dje në fshatin Koretin të Kamenicës.

Policia e Kosovës  ka bërë të ditur se një person i gjinisë mashkullore, gjersa po kalonte mbi një urë për këmbësorë, ka rënë nga aty në lumë dhe për pasojë ka vdekur.

Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion.

Rasti ëshë klasifikuar si “vdekje e dyshimtë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]