fbpx

Ngjyra frutash dhe shkëlqim pranveror – Ja si të bëhesh një “Berry Girl”

nga Revista Kosovarja

Ky trend ka fituar popullaritet për freskinë, natyralitetin dhe njëkohësisht elegancën që sjell në pamje

Në vitet e fundit, duket se frutat dhe nuancat e tyre po përcaktojnë tendencat në grim çdo verë. Këtë vit, është radha e trendit “Berry Girl”.

E gjitha nisi me “Strawberry Girl” në vitin 2023, ku u përdorën ngjyra të lehta rozë për buzët dhe faqet. Vitin e kaluar, “Peach Girl Makeup” pati momentin e tij, duke vënë fokusin te nuanca më të ngrohta për të dhënë një version të ëmbël veror.

Këtë vit, gjërat kanë marrë një drejtim paksa më ndryshe.

Çfarë është grimi “Berry Girl”?

Ashtu siç e sugjeron emri, grimi “Berry Girl” përqendrohet te nuancat e mjedrave, boronicave, manaferrave etj., që aplikohen në buzë, faqe dhe sy.

Nuk është befasi që Hailey Bieber ka përvetësuar tashmë këtë tendencë, njësoj siç ka bërë më herët me “strawberry girl” dhe “peach girl”.

Ajo që është interesante është se nuanca të tilla kanë qenë gjithmonë të lidhur me muajt e ftohtë, por me formulat e reja që ofrojnë këtë nuancë në versione më të lehta, të shndritshme dhe të ngrohta, janë opsioni ideal për buzët dhe faqet në pranverë dhe verë.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]