fbpx

Ngritjet e çmimeve nuk kanë të ndalur, edhe BIK shtrenjton anëtarësinë

nga Revista Kosovarja

Edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Fushë Kosovë ka njoftuar qytetarët se për vitin 2022 do të paguajnë 4 euro anëtarësinë për person në vit, 1 euro më shumë nga viti i kaluar.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga 1 marsi i këtij viti.

Ndërsa, në këtë fond hyn edhe mirëmbajtja e xhamive, por edhe zhvillimi i mësim besimit për fëmijë e të rritur. Kurse, rastet sociale janë të liruara nga kjo pagesë.

Nga KBI në Fushë Kosovë ka bërë të ditur se nga qytetet e rajonit të Prishtinës, janë të fundit që e kanë bërë këtë ngritje.

Kujtojmë se ngritje cmimesh në tregjet e huaja kanë goditur edhe tregun e Kosovës, për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]