fbpx

Nip e axhë vdiqën nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në Klinë

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zajm të Klinës ku kanë mbetur të vdekur dy persona, njëri prej tyre i moshës 8-vjeçare.

Raportohet, dy viktimat kishin lidhje familjare mes vete, ata ishin nip e axhë dhe vijnë nga fshati Qupevë e Lartë e Klinës.
Sipas Policisë, fillimisht kanë pësuar lëndime të rënda trupore, pastaj janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe mjeku kujdestar ka njoftuar se ata kanë arritur atje pa shenja jete.

“Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, si pasojë fillimisht dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konfirmuar se dy (2) personat e lënduar një (1) fëmije dhe një (1) person i moshës madhore kanë arritur në Spital pa shenja jete“, thuhet në njoftim.Në lidhje janë publikuar edhe pamje, ku shihej se vetura ka pësuar dëme të mëdha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]