fbpx

Nis protesta e serbëve në Veri

nga Revista Kosovarja

Në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, qytetarët serbë janë mbledhur që të protestojnë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë vend, i cili në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, i ftoi qytetarët që “të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar” gjatë protestës.

Sipas paralajmërimeve të mëhershme, të mbledhurit në protestë pritet t’i kundërshtojnë “ultimatumet dhe afatet” për heqjen e barrikadave.

Nga 10 dhjetori, grupe të serbëve në veri të Kosovës kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Me këtë veprim, ata i janë përgjigjur arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, i dyshuar për një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për heqjen e barrikadave, ata kërkojnë lirimin e Pantiqit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]