fbpx

Nis takimi i dytë ndaras, Vuçiq takohet me Borrellin e Lajçakun

nga Revista Kosovarja

Ka nisur takimi ndërmjet Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, raportuan mediat serbe.

Ky takim vjen pas takimit paraprak të zhvilluar mes ndërmjetësve evropianë dhe kryeministrit kosovar, Albin Kurti i cili nisi në orën 15:00.

Takimet kanë nisur fillimisht ndarasi, për të vazhduar më pastaj me një takim trilateral Kosovë-Serbi-BE, takim i cili pritet të mbahet pas orës 17:00.

Pritshmëritë janë që palët të pranojnë “publikisht dhe zyrtarisht” planin evropian për normalizim të marrëdhënieve, ku ndër pikat më kyçe mbetet pranimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe krahas njohjes “de facto” të Kosovës nga Serbia.

Ndonëse nuk pritet që të ketë arritje të një marrëveshje konkrete, palët pritet të pajtohen për një Udhërrëfyes të Zbatimit të marrëveshje e cila “përmban një kalendar të qartë”.

Sipas disa informacioneve, gazetarëve u është thënë të jenë gati për konferencën e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell, para orës 18:00.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]