fbpx

Nis takimi i presidentes Osmani me kryeministrin e Holandës dhe atë të Luksemburgut

nga Revista Kosovarja

Ka nisur takimi ndërmjet presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, temë diskutimi ndër të tjera do të jetë situata në Kosovë, dialogu dhe zhvillimet e fundit.

Gjithashtu, kryeministri Rutte dhe Bettel gjatë ditës do të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Një ditë më parë, kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se është i domosdoshëm de-përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës.

Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bethel, Rute theksoi se Luksemburgu dhe Holanda kanë vendosur të punojnë së bashku dhe të angazhohen në punë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi të vendosur të forcojmë lidhjet tona. Tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës na kanë shqetësuar. Dhuna ndaj civilëve, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve është shqetësuese”, ka deklaruar ai.

“Kjo është e një rëndësie thelbësore për të dy vendet dhe rajonin më të gjerë, por edhe për Evropën në tërësi. Me luftën e ndezur mes Rusisë dhe Ukrainës, është më e rëndësishme se kurrë që të veprojmë së bashku. Marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë thelbësore për perspektivat e progresit të mëtejshëm në integrimin evr`opian”, ka shtuar kryeministri holandez.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]