fbpx

Nis takimi mes Osmanit, Kurtit dhe Blinkenit

nga Revista Kosovarja

Ka nisur takimi ndërmjet sekretarit amerikan Antony Blinken me  presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Uashington D.C.

Sipas agjendës takimi pritet të përfundojë brenda një ore dhe pas takimit do të ketë një prononcim për media.

Ndërkohë, të mërkurën, krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit-MCC.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]