Në Kosovë kanë filluar të vijnë numër i madh i mërgimtarëve.
Tashmë në pikat kufitare kanë filluar edhe të rriten kolonat e pritja të jetë deri në 40 minuta.
Në hyrje të vendit, në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë pritja tani është 40 minuta, derisa në Merdar nuk figuron se ka pritje por qytetarët janë shprehur se kanë pritur deri në 1 orë.
Duhet përkujtuar që gjatë ditës u raportua edhe për pritje të gjata në pikat kufitare në Kroaci, Serbi e Hungari.
Përpos me vetura e autobusë një numër i madh i mërgimtarëve vinë në Kosovë edhe përmes udhëtimit me Aeroplan.