fbpx

Nita Latifi transformohet në personazhin e “Sailor Moon” për Halloween

nga Revista Kosovarja

Ajo është njëra nga këngëtaret shqiptare që ka marrë vëmendje të madhe gjatë këtij viti.

Bëhet fjalë për artisten Nita Latifi, e cila po vazhdon të jetë mjaft e komentuar në faqet rozë.

Me rastin e Halloweenit, ajo ka bërë një tranformim duke u shndërruar në personazhin e “Sailor Moon”.


Bukuroshja e njohur duket se u inspiruara nga filmi vizatimor, ndërsa ishte veshur me një uniformë të kaltër, të kuqe dhe të bardhë.

Ashtu si personazhi i famshëm Usagi Tsukino, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, bashkoi gjysmën e sipërme të veshjes së saj me një fund të shkurtër.

“Sailor Moon është këtu për të shpëtuar Halloweenin”, ka shkruar ajo në njërin nga posimet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]