fbpx

Një burrë në Shqipëri ka vrarë me thikë bashkëshorten, ajo ishte shtatzënë

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Fier, ku një 29 vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 28 vjeç. Krimi ka ndodhur në banesën e çiftit dhe autori është Demokrat Medinaj, i cili ka qëlluar me thikë 31 herë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit 6 dhe 4 vjeç.

Ndërkohë familjarët e 28 vjeçares pohojnë se viktima ishte 6 javëshe shtatzënë.

Ndër të tjera familjarët mohojnë se autori kishte probleme mendore, ku theksojnë se nuk dinë se cili është shkaku i kësaj ngjarje të rëndë, pasi çifti nuk ka pasur probleme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]