fbpx

Një film tjetër shqiptarë arrin çmimin kryesor në Tokio

nga Revista Kosovarja

Filmi “Vera andrron detin” i regjisores znj. Kaltrina Krasniqit ka fituar çmimin kryesor “Grand Prix” në Festivalin e 34-të Ndërkombëtar të Filmit në Tokio

Historia e filmit paraqet përditshmërinë e qetë të personazhit kryesor – Verës, e cila çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj, që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë, të cilët pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.

Producent është z. Shkumbin Istrefi, ndërsa filmi përbëhet prej një kasti aktorësh, ku bëjnë pjesë; Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj e disa të tjerë.

I ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës në Japoni, z. Arbër Mehmeti mbrëmë ka ndjekur ndarjen e çmimeve kryesore të “Tokyo International Film Festival” ku me këtë rast, z. Mehmeti, në emër të regjisores kosovare znj. Kaltrina Krasniqi ka pranuar çmimin Grand Prix.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]