fbpx

Një grua qëllohet me armë zjarri, përderisa ishte në veturën e saj, në Mitrovicë të Veriut

nga Revista Kosovarja

Një grua është plagosur në këmbë nga persona të panjohur, të cilët kanë shtënë drejt saj , përderisa ajo ishte në veturë, në Mitrovicë të Veriut.

Rasti ka ndodhur mesditën e së premtes, në rrugën “Filipa Visnjiqa”.

“Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare, e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30, përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga persona të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raporton 24-orësh të policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]