98
Një i burgosur është sulmuar fizikisht nga pesë të tjerë në Burgun e Dubravës, gjatë ditës së djeshme.
Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
“LËNDIM TRUPOR-Burgu i Dubravës 03.02.2023- 15:30 Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar- i burgosur, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, po ashtu të burgosur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në raport.