fbpx

Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

nga Revista Kosovarja

U raportua për një aksident me fatalitet që kishte ndodhur rreth orës 04:30, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se nga ky aksident një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

”Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti për IndeksOnline.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]