fbpx

Një javë nga vrasja e trefishtë në Gllogjan, ende asnjë i arrestuar

nga Revista Kosovarja

Sot janë bërë shtatë ditë nga tragjedia e Gllogjanit që tronditi Kosovën.

Tre të vrarë, në mesin e tyre dy nxënës, ishte bilanci tragjik pasditen e të premtes kur persona të panjohur kanë shkrepur plumba në drejtim të autobusit të kompanisë “Erblini Tours”.

Pavarësisht mobilizimit të madh nga institucionet e drejtësisë për kapjen e autorit, ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në deklarimin e fundit për këtë rast i kishte bërë thirrje dorasit që të dorëzohet.

Ndërkaq, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti kishte thënë se moti i ligë i ka penguar për gjetjen e gjurmëve për këtë rast.

“Jemi duke u përballur me një numër të konsiderueshëm të informacioneve rreth rastit dhe kemi sjell njësi shtesë dhe ekspertë të ndryshëm të niveleve hetimore dhe operative” kishte thënë Mehmeti.

Për kapjn sa më të shpejt të autorit, Qeveria e Kosovës ka ofruar para pak ditësh 20 mijë euro për personin që jep informacione.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]