Një burrë me një alergji kërcënuese për jetën nga kikiriku po jeton një jetë pothuajse normale pasi mori pjesë në një studim “që i ndryshoi jetën”, i cili gradualisht e pa atë të ekspozuar ndaj frutave të thata.
Alergjia e Richard Lassiter është aq e rëndë sa ai është shtruar në spital në shumë raste pasi ka ngrënë aksidentalisht kikirikë. Por, tani, 44-vjeçari ha katër kikirikë çdo mëngjes për të cilat ai tha se është si të “pijë ilaçet e tij”.
Ekspertët thanë se studimet e mëparshme të “desensitizimit” janë fokusuar tek fëmijët, ndaj të rriturve me alergji nga kikirikët nuk u ofrohet ky lloj trajtimi. Por, studimi i ri tregon se ky mund të jetë një trajtim i mundshëm për të rriturit.
Desensibilizimi i kikirikut, i njohur gjithashtu si imunoterapia orale, funksionon duke futur sasi mikro të kikirikëve dhe duke rritur gradualisht dozën për të ndërtuar imunitetin.
Studiuesit nga King’s College London dhe Guy’s and St Thomas’ NHS Foundation Trust theksuan se ky lloj trajtimi duhet të fillohet vetëm nën mbikëqyrje shumë strikte.
Studimi i tyre i ri, i botuar në revistën ”Alergy”, mbikëqyri 18 të rritur me një alergji tipike ndaj kikirikut, të cilët gradualisht u desensibilizuan ndaj kikirikëve.
Pasi alergjia e tyre u konfirmua nga ekipet në spital, pacientëve iu dhanë sasi të vogla mielli kikiriku për të ngrënë në shtëpi, duke filluar me ekuivalentin prej 0,5% deri në 1,0% të një kikiriku të plotë.
Doza e tyre u rrit gradualisht dhe pasi ata mund të toleronin 50-100 miligramë proteina kikiriku, ata kaluan në ngrënien e kikirikëve të plotë, gjalpit të kikirikut ose produkteve të tjera. Deri në fund të studimit, dy të tretat (67%) ishin në gjendje të hanin ekuivalentin e pesë kikirikëve pa reaguar.