fbpx

Një muaj paraburgim për gjakovarin që dhunoi seksualisht 13 vjeçaren, e mbajti atë për gjashtë ditë radhazi në motel

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit E. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Gjykata ka njoftuar se personi i dyshimtë ka mbajtur për gjashtë ditë vajzën e mitur 13 vjeçare, duke e dhunuar seksualisht.

“Nga data 23 shtator 2021 e deri me datë 29 shtator 2021, në një motel të panjohur në Pejë dhe në shtëpinë e tij, i pandehuri ka detyruar personin tjetër që të kryej akt seksual, dhe atë fëmijën e moshës 13 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime i pandehurit E. K., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunimi”, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Drilon Haraçia pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]