fbpx

Një ndryshim të thjeshtë në kafenë e mëngjesit për përfitime shëndetësore

nga Revista Kosovarja

Vetëm pak qumësht do t’i jepnin kafesë suaj një shtytje “shëndetësore”.

Kafeja e zezë është e mbushur me polifenole që parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe të ndihmojnë të jetosh më gjatë.

Dhe proteinat nga qumështi mund të lidhen te antioksidantët dhe të ndihmojnë trupin të thithë më shumë prej tyre.

Eksperimentet laboratorike në Universitetin e Kopenagës kanë zbuluar se hedhja e qumështit në kafe të zezë ka dyfishuar efektivitetin e polifenoleve.

U bënë dy herë më të mira në reduktimin e ënjtjes së dëmshme të qelizave njerëzore.

Kjo ënjtje – e njohur si inflamacion – mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të rrisë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Autorja e studimit profesoresha Marianne Nissen Lund ka thënë: “Ne tregojmë se ndërsa polifenoli reagon, efekti i tij ndaj inflamacionit në qelizat imune rritet. Është e qartë e imagjinueshme se ky koktej mund gjithashtu ttë ketë një efekt të dobishëm në inflamacion te njerëzit. Shpresojmë të studiojmë efektin te njerëzit”.

Në hulumtimet e bëra janë vendosur qelizat njerëzore me inflamacion në një enë dhe më pas janë shtuar polifenolet e kafesë të vetme apoi edhe të kombinuara me proteina të qumështit.

Ënjtja në qeliza u reduktua dy herë më shumë në ato të trajtuara me kombinim.

“Pasi njerëzit nuk absorbojnë aq shumë polifenol, shumë hulumtues po studiojnë se si të përmirësojnë përthithjen e tyre. Kjo strategji ka avantazhin e shtuar në rritje të efekteve anti-inflamatore”, ka thënë Nissen Lund. “E imagjinoj se diçka e ngjashme ndodh edhe në një pjatë me mish me perime ose në një smoothie, nëse ia shtoni disa proteina si qumësht apo jogurt”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]