fbpx

Një paketë kafe mund të kushtojë deri më shumë se 100 dollarë në Kore të Veriut

nga Revista Kosovarja

Një pako e vogël çaji i zi mund të shitet për rreth 70 dollarë, ndërsa një paketë kafe mund të arrijë deri në më shumë se 100 dollarë. Në kryeqytetin Pyongyang, të Koresë së Veriut, çmimet e disa mallrave bazë thuhet se po rriten.

Ekspertët thonë se çmimet e orizit dhe karburantit janë relativisht të qëndrueshme, por prodhimet e importuara si sheqeri, vaji i fasules së sojës dhe çmimet e miellit janë rritur, shkruan CNN.

Sektori i bujqësisë është ende duke u rikuperuar nga dëmet e stuhisë të shkaktuara vitin e kaluar. Zëvendësimi i furnizimeve vendore të ushqimit me importe ka të ngjarë të jetë i vështirë, sepse kufijtë mbeten kryesisht të mbyllur për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Kim Jong Un, nuk bëri të ditur shkallën e mungesave, por Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) vlerësoi së fundmi se Koresë së Veriut i mungojnë afërsisht 860 mijë tonë ushqim, ose ekuivalente me pak më shumë se dy muaj furnizime në të gjithë vendin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]