fbpx

Një person theret me thikë në Deçan, dërgohet në QKUK

nga Revista Kosovarja

Gjatë ditës së sotme një person është therur më thikë në Deçan.

Këtë e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se viktima pasi është pranuar nga Spitali i Pejës, është dërguar në QKUK.

Rugova bëri të ditur se i dyshuari lidhur me rastin është arrestuar.

“Sot rreth orës 13:45, Policia është informuar për një incident i cili ka ndodhur në rrugen ” Luan Haradinaj” në Deçan.

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjës, aty kuptohet se i dyshuari e ka sulmuar ne mjet të mprehtë ( thikë) viktimen, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas për shkak të gjendjës së tij në QKUK-Prishtinë, për tretman mjekësor, personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjës mirpo është arrestuar nga Policia, gjithashtu mjeti me të cilin dyshohet së është kryer vepra është sekestruar, i njejti me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë, ndërsa rasti cilësohet ” Vrasje në Tentativë”’, ka thënë Rugova për Indeksonline.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]