fbpx

Një punëtor vdes në vendin e punës në Prishtinë, policia ndalon pronarin

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person të hënën ka vdekur në vendin e punës në Veternik të Prishtinës.

Viktima ishte duke punuar dhe është rrëzuar nga një lartësi, ku nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. I dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]