179
Artistja Filloreta Raçi, siç njihet për publikun Fifi, është duke shijuar lidhjen e re romantike në maksimum.
Këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushin, i cili për publikun ishte njohur si ish – bashkëshorti i modeles Adrola Dushi.
Çifti duket se po kalojnë kohë të mirë së bashku derisa ndajnë edhe imazhe pandalur krahë njëri tjetrit duke mos hezituar të shprehin fjalë të ëmbla.
Krijuesja e hitit “Diell” ka pozuar sërish përkrah partnerit, për të cilin shprehet e lumtur dhe me fat.