89
Të hënën në Obiliq, rreth orës 12:00, është plagosur me thikë një 15-vjeçar, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i tha KOHËS se rasti ka ndodhur në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq, derisa veprën e ka kryer një vajzë, po ashtu e mitur.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë e ka identifikuar të dyshuarën. Po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin për të mitur”, thuhet në njoftim.