fbpx

Një video e rrallë e Jehona Sopit dhe Diellza Kolgecit nga një konkurs bukurie

nga Revista Kosovarja

Ato janë dy nga personazhet publike që kanë zënë vend në showbizin shqiptar prej shumë vitesh.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Jehona Sopi si dhe për ish-Miss Kosovën, Diellza Kolgecin.

Bukuroshet, duket se në të kaluarën kanë qenë mikesha të mira, në bazë të një videoje që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale.

Ato kanë qenë së bashku në një konkurs bukurie të organizuar në vitin 1995, një vit para se të zgjidhej Miss Kosova.

Në video artistet shfaqen duke interpretuar disa nga këngët më të popullarizuara shqiptare, e madje edhe duke kërcyer.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]