fbpx

Një vit më parë, OBSH e klasifikoi Covid-19 pandemi

nga Revista Kosovarja

Një vit më parë, më 11 mars 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Covid-19 si pandemi globale.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi në Gjenevë, se organizata e tij e ka vlerësuar papushim 24 orë përhapjen dhe tani duhet bërë fjalë për një pandemi.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për përmasat alarmante të përhapjes, seriozitetin e gjendjes dhe nivelin alarmues të paaftësisë në luftën kundër virusit“, tha ai.

“Ne mendojmë, që në ditët e javët e ardhëshme numri mund të rritet“, shtoi kreu i OBSH-së.

Deri atë ditë, numri i vendeve të prekura ishte trefishuar.

Në mbarë botën, sipas tij, deri atë ditë ishin regjistruar zyrtarisht mbi 118.000 raste në 115 vende. Kishin vdekur prej këtij virusi të ri që prek mushkëritë 4291 njerëz.

“Të gjitha vendet mund ta ndryshojnë ecurinë e pandemisë. Gjeni, izoloni, testoni, trajtoni çdo rast dhe ndiqni çdo gjurmë të tij“, theksoi Tedros.

“Fakti që OBSH e përkufizon tani si pandemi situatën, nuk ndryshon asgjë lidhur me rrezikun nga ky virus“, tha ai. Tedros.

Virusi Sars-CoV-2 u konstatua për herë të parë në metrololin milionësh të Kinës, Vuhan, në një treg kafshësh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]