fbpx

Njësia Speciale zbarkon në Shtërpcë, aksion i gjerë kundër krimeve me ndërtime në Brezovicë

nga Revista Kosovarja

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, është duke zhvilluar një aksion në gjerë kundër korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

Në aksionin e sotëm të Policisë janë bastisur disa lokacione.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

“Aksioni është në fazën e parë të zhvillimit dhe ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet. Deri tani nuk ka të arrestuar pasi jemi në fazën e parë. Por, bastisjet janë duke vazhduar, deri tani janë bastisur tetë lokacione”, tha Jashari.

Ndërkohë, Kallxo.com raporton se deri më tani janë disa persona të arrestuar të dyshuar për korrupsion dhe  janë bastisur rreth dhjetë lokacione deri më tani, përfshirë edhe shtëpinë e ish-kryetarit të Shtërpcës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]