fbpx

Njësitë Speciale nisen sërish drejt Mitrovicës, cak kontrabanda – serbët hedhin gaz lotsjellës

nga Revista Kosovarja

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë nisur këtë mëngjes në drejtim të Mitrovicës.

Policia e Kosovës po zhvillon aksion të madh kundër kontrabandës në Mitrovicë të Veriu dhe atë të Jugut.

Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe nuk dihet ende kush janë cak i këtij veprimi.

Ndërkohë, pas fillimit të aksionit, në pjesën e Mitrovicës Veriore është aktivizuar alarmi i qytetit dhe kanë nisur protestat e banorëve serbë, të cilët kanë hedhur edhe gaz lotsjellës.

Në disa pamje të publikuara, shihet se protestuesit e mbledhur ia kanë vënë flakën edhe një veture me targa të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]