fbpx

Njihuni me profesionisten e vetullave që befason me aftësitë e saj

nga Revista Kosovarja

Ne të gjithë e dimë se një vetull e rregullt dhe e formuar është themeli i çdo vështrimi të bukur, por çfarë të bëni nëse vetullat tuaja nuk janë perfekte? Thjesht drejtohuni tek një profesioniste vetullash, siç mund të jetë mjeshtrja e vërtet e kësaj fushe, Marigona Qubreli nga Mitrovica. Ajo është e jashtëzakonshme në atë çfarë bënë. Për më shumë, lexoni intervistën me profesionisten e vetullave tek e cila drejtohen të gjjtha, madje edhe shumë emra të njohur të jetës publike.

Mund të na flisni më shumë për vetën dhe punën tuaj në fushën e bërjes së vetullave?

Unë jam Marigona Qubreli, 26 vjeçare dhe jam nga Mitrovica.Puna ime deri më tani ka dalë të jetë mahnitëse për klientet e mia që po e krijojnë besimin te puna ime. Para katër vitesh kam filluar këtë profesion në Mitrovicë dhe tani po e zgjeroj edhe në Prishtinë. E doja këtë profesion shumë dhe ashtu sikur po flitet nga profesionistet, do të jem një konkurrente e emrave më të mëdhenjë të mjeshtrisë së vetullave.

Cka po ndikon te suksesi yt?

Tri elemente janë bazë e suksesit tim: Pasioni, puna, dhe përkushtimi. Kurrë se ndjej lodhjen në profesionin tim dhe ëndrra ime është t’i kalojë emrat e mëdhenjë. Pres ta mbizotërojë tregun e Kosovës në këtë trend që po e pushton Kosovën vrullshëm.

Çka paraqesin vetullat te femra?

Ndër gjërat më të rëndësishme të bukurisë së çdo femre, janë vetullat. Vetullat janë pjesë e fytyrës që bien në sy të parat. Shtrirja e tyre në kuadratin më dominues, jep të kuptosh se kush është një femër, sa i kushton ajo kujdes dhe rëndësi bukurisë dhe mirëmbajtjes.

Sa po investon në këtë art?

Unë nuk e shoh rregullimin e vetullave vetëm si një punë, por shumë më shumë. Për mua është pasion me të cilin jetoj. Pra, e kam edhe hobi dhe kur puna që e do bëhet profesion, del një art i përkryer. Unë rregullimin e vetullave e vlerësoj si art. Jam në investime e sipër dhe zgjerimi im nëpër qytetet tjera të Kosovës, sigurisht kërkon edhe mjete financiare.

\Kosovarja\

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]