138
Vietnam u shndërrua në qendër të bukurisë, më 22 dhjetor, ku Drita Ziri rrëmbeu titullin prestigjioz të ‘Miss Earth’.
Drita triumfoi duke lënë pas 84 konkurente të tjera në këtë garë të bukurisë.
Triumfi i saj shënon një kapitull të ri jo vetëm në karrierën e saj, por edhe në historinë e Shqipërisë në skenën e bukurisë botërore, pasi është hera e parë që një përfaqësuese nga vendi ynë zgjidhet si fituese e kësaj gare.