fbpx

Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti: Ky dokument sa vjen e bëhet më i fuqishëm

nga Revista Kosovarja

Armenia ka njohur sot pasaportën e Kosovës.

Për këtë ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili thotë se pasaporta e Kosovës sa vjen e po bëhet me e fuqishme.

“Pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht. Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës nga Spanja në muajin janar, vitin po e përmbyllim me lajmin që edhe Armenia, një shtet që ende nuk na njeh, nga sot ka vendosur të njohë pasaportën e republikës sonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Urime qytetarëve dhe përgëzime Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zyrtarëve shtetërorë që punojnë çdo ditë për forcimin e shtetësisë sonë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]