fbpx

Noizy i bën babait një veturë luksoze për ditëlindje

nga Revista Kosovarja

Noizy i bleu veturë babait.

Reperi Noizy është një ndër emrat më të suksesshëm të estradës shqiptare, i cili numëron shumë hite në karrierë.

Artisti, së fundi me anë të një postimi bëri të ditur se babai i tij sot ka ditëlindjen dhe me këtë rast ai u bëri një dhuratë të shtrenjtë.

Noizy i bleu babait një veturë luksoze të tipit “Mercedes”, ndërsa ua tregoi fansave atë përmes një postimi.

“Edhe 100 idol”, shkruan Noizy sipër fotos, ku shihet edhe babai i tij pranë veturës që e mori dhuratë nga i biri.

Ndryshe, “Freestyle” mbetet projekti i fundit muzikor nga Noizy, i cili u mirë mirë në publik.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]