fbpx

Noizy sqaron situatën për arrestimin, thotë që nuk është lajmëruar për gjobën: Mbi policinë janë disa idiota…

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur shqiptar Rigels Rajku – Noizy ishte ndaluar sot (e enjte) nga autoritetet kosovare.

E gjithë kjo kishte të bënte me një gjobë të papaguar për incidentin e përleshjes me reperin Cozman në shtatorin e vitit 2016.

Për të iu shmangur dënimit me burgim prej 100 ditësh artisti pagoi një gjobë prej dy mijë eurosh, shkruan “Kosovarja”.

ai ka reaguar së fundi në një status duke e dhënë mendimin mbi ngjarjen e ndodhur si dhe ka dhënë sqarimin e tij duke shprehur respekt për Policinë e Kosovës, por e ka quajtur të prishur sistemin.

“Respekte për Policinë e Kosovës, por sistemi është m*t. Fakti që dikush vendos të nxjerrë një fletë-arrest pa të lajmëruar sikur të paktën një herë në daç me telefonatë në daç me postë, në daç me e-mail të lënë të kuptosh se mbi policinë janë disa idiotë që e komandojnë atë, më e forta është se më thanë ‘e kemi lajmëruar një shokun tonë që e njeh një shokun tënd për këtë rast’, sepse ty nuk mund të gjenim asnjë kontakt…vërtetë kaq e vështirë është? Nejse, bëhej fjalë për incidentin që ka ndodhur në Swiss Diamond në Prishtinë 13 shtator 2016, dhe sipas ty paskam një gjobë për të paguar dhe janë kujtuar mbas gjashtë vitesh. Por kanë harruar të më kontaktojnë dhe kanë vendosur të nxjerrin fletë-arrest. Edhe një herë respekte për Policinë e Kosovës për sjelljen njerëzore”, ka shkruar Noizy në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)


Ndryshe, reperi erdhi për vizitë në Kosovë, pasi ishte angazhuar për t’u veshur si babadimër dhe gëzuar fëmijët në Kampin e KOFR-it në Vushtrri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]