fbpx

“Nomadland”, drama amerikane që triumfoi në ndarjen e çmimeve Oscar

nga Revista Kosovarja

“Nomadland”, drama amerikane nga Chloe Zhao, triumfoi në edicionin e 93-të të ndarjes së Çmimeve Oscar, duke marrë statujën e artë.

Ndërkohë, Zhao u zgjodh edhe regjisorja më e mirë, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që e merr këtë çmim.

Për interpretimin e jashtëzakonshëm në filmin “Nomadland”, Frances McDormand mori çmimin e aktores më të mirë.

Kur të gjithë mendonin se “aktori më i mirë” do të shkonte për të ndjerin Chadwick Boseman, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar, nuk ndodhi aspak kështu.

Kjo statujë shkoi për të madhin Sir Anthony Hopkins, tashmë në moshën 83-vjeçare, për interpretimin në filmin “The Father”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]