fbpx

Nora befason me deklaratën e fundit: “Më e fortë vetëm”

nga Revista Kosovarja

Tashmë dihet se Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare.

Nora dhe Roberti nga martesa e tyre kanë një vajzë, që quhet Renee dhe falë saj si duket çifti kanë arritur të ruajnë raporte të mira edhe pas ndarjes, shkruan “Kosovarja”.

Roberti u bë shpesh kryelajm në media për lidhje të re, që deri tani nuk ka bërë ende vetë asnjë deklaratë, ndërsa për Norën nuk është përfolur asgjë dhe ajo ka vendosur të qëndorjë më e qetë në këtë aspekt.

Së fundi Nora ka publikuar në profilin e saj në Instagram fotografi, e që në sy bie përshkrimi që ka vendosur.

“Vetëm më e fortë 🙃” ka shkruar këngëtarja në spanjisht, duke na lënë të nënkuptuar se ajo po ndihet shumë mirë dhe e fortë vetëm.

Kujtojmë se edhe projekti i fundit muzikor i Norës ishte bashkëpunimi me Butrint Imerin “Dy zemra” që u prit mjaft mirë nga publiku. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]