fbpx

Nora dhe Roberti përsëri bashkë dhe hiç më larg se sot

nga Revista Kosovarja

Renee vajza e tyre e vetme ka bërë bashkë përsëri Norën dhe Robertin. Renee ka përfunduar sot klasën e parë dhe në këtë event të rëndësishëm të jetës së saj nuk mund të mungonin as Nora dhe as Roberti.

Të dy kanë postuar në rrjetet e tyre sociale foto me Renee , por ata kanë zgjedhur që mos të kenë një foto familjare të tre së bashku.

Roberti është duke jetuar momentalisht historinë e dashurisë me modelen nga Prishtina, Laureta dhe po jeton i lumtur në këtë marrëdhënie.

Jo më kot pas Renee-s ka postuar menjëherë foton e partneres së tij me mbishkrimin “dashuri”.

Ndërsa sa i përket Norës nuk kemi asgjë të re nga jeta e saj private pasi të gjitha postimet e saj janë vetëm profesionale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]