fbpx

Nora Gjakova e mund brenda dy minutave xhudisten serbe dhe kalon në gjysmëfinale

nga Revista Kosovarja

Nora Gjakova ka vazhduar me performancë fantastike në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Kampionia olimpike e mundi në çerekfinale xhudisten serbe, Marica Perisic, pasi kjo e fundit mori tri penalizime.

Kësisoj, Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa aty do të përballet me gjeorgjianen, Eteri Liparteliani.

Në raundin e parë, Gjakova mundi xhudisten nga Koreja e Jugut, Yuna Shin, ndërsa në raundin e dytë eliminoi holandezen, Pleuni Cornelisse.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]